Saiti: Ende nuk është momenti për aplikimin e konceptit qytetarë (VIDEO)

Selami Saiti politikolog në intervistën e tij dhëne  për Lajm TV ka folur për zhvillimet politike në Republiken e Maqedonisë.

Zgjedhjet e fundit kane bëre ate duhuren që duhej bëre vite më pare, mirëpo keto zgjedhjet e fundit erdhën pas disa procese e proceseve të cilat ishin teje të vështira për ndryshimin e pushtetit në Republikën e Maqedonisë.

 Maqedonia duhet të ateron dhe të integron drejt integrimeve euro atlantike , integrime te cilët ika pasur që prej themelimit të ketij shteti që nga pavarsia dhe si parim strategjik për integrimet në strukturat euro atlantike.

Doemos se pushteti paraprak ishte në hamendje dhe nuk kishte një traektore drejt integrimeve euro atlantike, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar dhe faktorit të brendshëm u arrit qe të ndryshohet ky regjim në Republiken e Maqedonisë me c’rast erdhen forcat tjera të cilat kan për synim dhe për strategji integrimin e Repiblikës së Maqedonisë në strukturat euro atlantike në bashkimin europian dhe aleancën ushtarake të Natos.

Une mendoj se keto ishin ndryshimet e duhura ndryshimet e pritura edhe pse pak të vonshme por gjithsesi jane për tu përgezuar se Republika e Maqedonise është në traektoren drejt integrimeve euro atlantike dhe mendoj se jane teje pozitive dhe për ti pershendetur.

Sipas Saitit Republika e Maqedonisë ende nuk ka arritur momentin e duhur për kualicione.

“ Une them se nuk ka qene momenti i duhur që ky bashkpunim të jet në ate nivel duke përqafuar konceptin qytetar në Republikën e Maqedonisë sepse konceptin qytetar që e promovon partia në pushtet LSDM mendoj se nuk është momenti I duhur sepse neve  e dijme që në Republikën e Maqedonisë është një shtet multietnik dhe mbi bazat e këtyre parimeve është I ndertuar dhe në bazë të këtyre parimeve edhe në të ardhmen duhet të funksionoj, përderisa Republika e Maqedonisë nuk i gërsheton nuk dhe I regullon mardhëniet ndëretnike duke pasur për synim se kombi shqiptar ti gëzon të gjitha të drejtat, në mënyre kushtetuese të jet shtet formuse dhe si I tille pasi ti gezon keto të drejta dhe të afirmohet në piadestalet më te larta atëherë mund të vijmë në një bashkpunim partiak të etniteteve të ndryshme siç ka qenë rasti i fundit mes dy komuniteteve, por koncepti qytetarë mund të vijë në shprehje pasi të realizohen të drejtat e shqiptarëve dhe shqiptarët të gëzojne statusin e popullit shtet formues dhe të jenë të barabart në të gjitha nivelet dhe të jenë kategori shtet formuese e këtij shteti, por si komunitet shqiptar mendoj se ende nuk është koha e duhur.

E ardhmja na le shumë për të dëshiruar por për momentin jemi sadopak skeptik se nëpermjet konceptit qytetar shqiptare mund të realizohen të drejtat e tyre kombëtare.

Në pyetjen  e bërë nga Lajm Tv se  të rinjtë a e kane vendin e duhur në politik bërjen në Republikën e Maqedonisë Saiti thotë:

Mendoj që të rinjëve duhet tu jipet hapsirë shumë e me shumë për momentin nga vet fakti se të rinjtë jane ajo forca për të gjitha levizjet e duhura dhe të rinjtë kane inovacione të shumta , andaj  politika në Republikën e Maqedonisë duhet ti hape dyert për intelektualet e rinjë të cilët diplomojnë magjistrojnë e doktorojnë që ato të jene pjesë e politik bërjes në Republikën e Maqedonisë, nga vet fakti që ne shohim gati 20 vite figurat e njejta politike të cilat jane pjesë e partive politike dhe duhet tu ipet hapsirë të rinjëve sepse sado pak kane vizion të ndryshëm nga të tjerët dhe mund të japin me shumë për shoqërinë. Një fenomen tjetër është se pas diplomimit na ike truri në mërgim përshkak se ato nuk mund ta gjejnë veten këtu dhe është shumë e dëmshme për një shoqëri për një shtete dhe patjeter duhet të mirren masa të bëhen reforma të duhura që t’iu krijohen kushte dhe mirëqenie sociale dhe vend pune që mos t’iu ik truri I shëndoshë jasht shteteve sepse më vonë do kemi mungesë të kuadrove dhe tani kemi mungesë të kuadrove në shumë drejtime.

Dhe mendoj se është momenti i fundit që politik bërja në Republikën e Maqedonisë  të ndryshoj sistemin e saj sepse edhe në histori edhe tani kane qenë kuadrot e reja që i kane bërë ndryshimet”.

Loading...