Sport
02/12/2015 17:36:19

Saiti:Emini lutet të rikthehet, por s’ka vend te Renova

lirim_saiti_shefki_idrizi

Mesfushori dhe golashënuesi i Renovës, Izair Emini nuk kishte stërvitur një javë të tërë para derbit me Shkëndijën, e cila u luajt para një jave në Kërçovë dhe e cila përfundoi pa gola. Ky veprim i tij nuk i kishte pëlqyer aspak drejtuesve të Renovës, shkruan gazeta “Lajm”.

“Një kalibër i lojtarit si Izair Emini nuk është dashur të bëj një veprim të tillë. Ai para derbit me Shkëndijën nuk ka stërvitur fare dhe nuk ishte në ndeshje. Veprimi i tij ishte amator. Atij na janar të vitit të ri i përfundon kontrata me Renovën dhe ne do ta linim të lirë. Tani po lutet të kthehet, por pronarët tonë nuk dëshirojnë ta kthejnë. Ai te Renova nuk ka më vend”, ka deklaruar drejtori sportiv i Renovës, Lirim Saiti për “Lajm”.
Ky i fundit thotë se lojtarëve ia kanë mbetur borxh nga një rrogë dhe se ato do të shlyhen së shpejti.

“Futbollistëve ia kemi borxh vetëm nga një rrogë, edhe ajo rrogë do të pastrohet. Emini ka qenë ndër lojtarët më të paguar dhe me autoritet te Renova dhe në fund të veproj si amator se kam të qartë. Nuk është dashur që për hirë të shokëve dhe para derbit të veproj në atë mënyrë”, theksoi Saiti./lajm

To Top