Ishte Mohamed Salah ai që zhbllokoi rezultatin për të Kuqtë me një goditje fantastike në hyrje të zonës pas pasimit të Roberto Firmino. Liverpool vazhdoi të shtynte përpara duke rrezikuar disa herë Brighton por pa arritur të gjejë golin e qetësisë.

Situata nuk ndryshoi edhe në pjesën e dytë. Liverpool kontrollon ndeshjen plotësisht përveç disa momenteve në fund por nuk arrin të sigurojë sfidën para kohe. Gjithsesi, Liverpool aktualisht është ekipi i vetëm me pikë të plota në kampionatin anglez me tre fitore nga tre ndeshje të luajtura.

Loading...