Publicisti Iljasa Salihu ka komentuar në rrjetin social facebook qëndrimin e përfaqësuesit të Aleancës për Shqiptarët, Vesel Memedit në lidhje me Platformën shqiptare dhe Ali Ahmetin-kreun e BDI-së.

“Nuk prish punë nëse dikush Ahmetin e quan kryefamiljar a kryeplak, mirëpo të marrësh mandat si rrjedhojë e pozicionimit kundër Ahmetit dhe në fund ta bësh prijatar atë, është tepër kundërthënëse dhe jo e ndershme për votuesit. Fundja, vetë votuesit mund ta përcaktonin Ahmetin prijatar dhe jo ai që mori mandat si rrjedhojë e pozicionimit kundër Ahmetit”, shkruan Salihu.

Memedi mbrëmë në emisionin “Click plus” në televizionin 21 deklaroi:

“Ne jemi munduar  maksimalisht që në kuadër të “familjeve” tona që të zgjedhim  “Kryeplakun”, kryefamiljarin , duke aluduar në Ali Ahmetin. Kjo është bërë  me qëllim që ai kryefamiljarë të mund të kujdeset, edhe per  financat, ekonominë, zhvillimin, po edhe për problemet e ndryshme që mund të paraqiten në “familje “, si brenda po edhe jashtë sa.j Edhe skena politike është e ngjashme me të zgjedhurit e liderëve të partive politike, duke zgjedhur kryefamiljarë nga më të mirët që i kemi në partitë politike shqiptare”.

Loading...