Salzburg me një sërë problemesh para ndeshjes me Shkëndijën

MATTERSBURG,AUSTRIA,04.AUG.18 - SOCCER - tipico Bundesliga, SV Mattersburg vs Red Bull Salzburg. Image shows the rejoicing of Munas Dabbur and head coach Marco Rose (RBS). Photo: GEPA pictures/ Michael Meindl - For editorial use only. Image is free of charge.

Kampioni i Austrisë Salzbug po përballet me probleme të mëdha në prag të ndeshjes së ditës së mërkurë kundër kampionit tonë, Shkëndija, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë eliminatorë në Ligën e kampionëve.

Portieri Aleksandar Valke ankohet në tërheqje muskukore dhe pothuajse është e pamundur të aftësohet për ndeshje.

Edhe mbrojtësi i djathtë Stefan Lajner për shkak të gripit nuk ka nisur me stërvitje, pas nuk luajti as kundër Matersburg në kampionat.

I lënduar është edhe mbrojtësi i dytë i djathtë, Patrik Farkash, dhe në vend të tij do të luaj Emok Mvopu, nga ekipi i të rinjve.

Përfundimisht kundër Shkëndijës do të mungojnë edhe Ludevik e Gulbrandsen si dhe kamerunasi Amadu Haidara, për shkak të kartonit të kuq të marrë kundër Marseille në gjysmëfinale të LE-së.

Megjithatë, edhe përkundër të gjitha këtyre mungesave Salzburg mbetet favorit i madh, mirëpo tetovarët do të mundohen të shfrytëzojnë dobësitë e kundërshtarit për të shkruar historinë në garën më elitare europiane.

Loading...