Salzburgu fitoi derbin austriak, por nesër i pret ambient i nxehtë në Shkup

Skuadra e Salzburgut ka vazhduar me fitore edhe në kampionatin austriak. Kundërshtari i Shkëndijës në ndeshjen e kthimit të turit të tretë eliminatorë në Ligën e kampionëve në fundjavë mundi Austria Wienën 2-0, në derbin e xhirosë së tretë.

Daka (38’) dhe Dabur (77’) shënuan golat për “Demat”. Ndeshja e kthimit Shkëndija-Salzburg do të luhet të martën (nesër) në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup me fillim prej orës 20:15.

Kujtojmë se, takimi i parë në Red Bull Arena përfundoi 3-0 për austriakët.

Përmbysja e rezultatit duket e pamundur, por nga Shkëndija kanë paralajmëruar se nuk do të dorëzohen prej përpara. Austriakët në Shkup do t’i presëmot dhe ambient i nxehtë si në terren, por edhe në tribunë, ku pritet të ketë numër i madh i Ballistëve.

Salzburgu gjatë ditës së hënë do të vij në Shkup, kurse në mbrëmje do të kenë stërvitjen zyrtare dhe takimin me gazetarë.

Loading...