Shkëndija ka humbur më rezultat 3-0 kundër Salzburgut. Tetovarët patë një paraqitje të mirë dhe e merituan të shënojnë s’paku një gol. Fati i kësaj ndeshje pritet që të vendoset në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Shkup

KF Shkëndija e Tetovës ka pasur sot një paraqitje shumë të mirë para favoritëve, kampionit të Austrisë, Red Bull Salzburg.

Ish skuadra e Valon Berishës e filloj shumë mirë këtë takim duke rrezikuar disa herë portën e portierit Zahov. Por, goli erdhi tek në minutën e 15 pasi që u akordua penallti për Salzburgun.

Dabbur u tregua i saktë nga pika e bardhë për të kaluar në epërsi për herë të parë austriakët.

Shkëndija kthehet në lojë dhe ka disa minuta të mirë, sidomos nga minuta e 30-40 ku disa herë Ibraimi dhe Bejtullai ishin afër shënimit të golit.

Kur u mendua që po përfundon ndeshja, Januzovic shënon një gol të bukur nga goditja e lirë, saktësisht në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Pjesa e dytë prapë nisi shumë më mirë për Shkëndijën dhe tetovarët vazhdonin presionin.

Por, rastet e tyre nuk arritën që asnjërin ta shndërrojnë në gol, i cili do të kishte shumë rëndësi që të shënohet pasi që do ta lehtësonte ndeshjen e kthimit.

Por, një penallti tjetër u akordua në minutën për Salzburgun ku Diadie Samassekou e shndërron në gol.

Nga minuta e 82’të Salzburg mbetet me një lojtar më pak pasi që Januzovic ndëshkohet me karton të kuq.

Ndeshja e kthimit mes Shkëndijës dhe Salzburgut do të zhvillohet pas një jave në Shkup.

 

Loading...