Samir Ujkani prezantohet te Genoa

SamirUjkani

Samir Ujkani u prezantua zyrtarisht te skuadra e Genoas. Ish-portieri kombëtares shqiptare, që aktualisht luan për përfaqësuesen kosovare ju bashkua menjëherë skuadrës në grumbullim pas largimit nga Palermo. Vetë Samiri për faqen e klubit u shpreh i lumtur për arritjen e kësaj marrëveshjeje duke e cilësuar transferimin në “Marassi” si një ëndërr të bërë realitet.

Ujkani është shprehur se ka ardhur në një klub me shumë histori ndërsa ka vlerësuar dhe trajnerin Gasperini dhe tifozët e skuadrës, të cilët e kanë befasuar me pritjen që i kanë bërë. Ujkani ka nisur menjëherë nga puna me skuadrën e re duke u vënë nën urdhrat e dy përgatitësve të portierëve Spinelli dhe Scarpi. Te Genoa, Ujkani pritet të jetë zëvendësues i portierit të parë Perin, por në fillim të kampionatit do të luajë titullar pasi Perin është i dëmtuar. Ujkani ka një përvojë të madhe në Serie A teksa ka luajtur me skuadrat e Palermos dhe Novarës, ndërsa me përfaqësuesen e Kosovës është aktivizuar në total 4 ndeshje dhe me të Shqipërisë në 20 takime.

Loading...