Pas dy fitoresh radhazi ndalet sërish skuadra e Lakers, që u mund 110-106 nga San Antonio, që triumfon dy herë Brenda një jave ndaj ekipit kalifornian. Një ndeshje e mirë e DeRozan, që realizoi 30 pikët e 12 rebaund për Spurs, duke i bërë të pavlefshme 35 pikët e 11 rebaund të LeBron James për Lakers. Vijon të zhgënjejë skuadra e Cleveland, që sot pësoi humbjen e gjashtë radhazi (nuk ka asnjë fitore në kampionat). Cavaliers u mundën 119-107 nga Indiana, ku sërish mungon lojtari-lider, ndërsa për miqtë nu dalluan Bogdanovic me 25 pikë e Oladipo me 24.

Sezoni i Milwaukee ka nisur në mënyrën më të mrië të mundshme, me 6 fitore e asnjë humbje, duke qenë surpriza e deritanishme në NBA. Skuadra e Bucks mposhti 113-91 Orlando, ndeshje e dominuar nga skuadra vendase, me Antetokounmpo që realizoi 21 pikë, ndërkohë që edhe stoli bëri diferencën (41 pikë). Fiton edhe Boston, që mundi 109-89 Detroit, një përballje klasike mes dy ekipesh pretendente për titull. Për Celtics u dallua Brown me 19 pikë, ndërkohë që 62 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. Chicago mundi 97-85 Atlantën falë 27 pikëve e 11 rebaund të LaVine.

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Boston, 89-109

New Orleans – Utah Jazz, 111-132

Atlanta – Chicago, 85-97

Cleveland – Indiana, 107-119

Philadelphia – Charlotte, 105-103

Memphis – Phoenix, 117-96

Miami – Portland, 120-111

Milwaukee – Orlando, 113-91

San Antonio – Lakers, 110-106

Loading...