Sarri për Chelsean do ta lërë duhanin

Trajneri i ri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka bërë të ditur sa ai dëshiron ta lë duhanin për dy-tri vite sa është me Chelsean dhe pastaj do t’i rikthehet.

Sarri është i njohur si duhanxhi i madh. Në Itali, ai pinte cigare edhe gjatë ndeshjeve të ish-klubit të tij, Napolit. Megjithatë, këtë shprehi ai nuk mund ta vazhdojë edhe në Angli, pasi që ndalohet pirja e duhanit brenda fushës.

 

Gjatë ndeshjes kundër Arsenalit në javën e dytë të sezonit të ri të Premierligës, të cilën Chelsea e fituan me rezultat 2-0, Sarri e kishte lënë fushën para se të përfundonte pjesa e parë.

 

Megjithatë, ai ka thënë se nuk është larguar para kohës për shkak të duhanit, por kishte një arsye tjetër.

 

“Jo, unë kisha nevojë të përfundonte pjesa e parë e ndeshjes, jo për një cigare. Unë do ta lë duhanin për një apo dy vite, dhe pastaj do të filloj përsëri”, ka thënë Sarri. /Gazeta Express/

 

 

 

Loading...