Së shpejti mblidhet Parlamenti të votojë kundër vendimit të presidentit Ivanov?!

????????????????????????????????????

Ashtu si morëm vesh jo zyrtarisht, hapi i radhës për zgjidhjen e krizës politike në Republikën e Maqedonisë e për të cilën po mendohet është që Parlamenti të sjell vendim me të cilën falja e presidentit do të bëhet e pavlefshme, transmeton TetovaSot.
Me këtë partitë do të vërtetonin nëse interesat shtetërore me të vërtet po i vendosin para interesave partiake dhe personale të disa prej përfaqësuesve të tyre ose letrat që i kanë dërguar deri te Ivanovi janë vetëm maskë deklaruese për fshehjen e qëllimeve dhe motiveve tjera.
Përgatitja për thirrjen e seancës parlamentare, për mbajtjen e të cilës nuk ka asnjë pengesë juridike, pasi që mandati i deputetëve zgjat deri në zgjedhjen e përbërjes së re parlamentare do të llogaritet si test i fundit, nëse dhe tek të cila subjekte politike ekziston vullnet politik për dalje nga kriza dhe tek të cilat nuk ekziston.
Gjashtë ditët e ardhshme janë kyçe për t`u siguruar parakushte për ripërtrirjen e dialogut ndërpartiak edhe për zgjidhje konkrete, si dhe për revidimin e vendimit për zgjedhje me 5 qershor, duke e pasur parasysh atë se me 11 maj skadon afati në të cilën duhet që të dërgohen listat e kandidatëve për deputet.
Pas kësaj periudhe, nuk ka hapësirë për manovrime, dhe nëse deri atëherë nuk gjendet zgjidhje, Maqedonia në periudhën e ardhshme do të mund të përballej me sanksione ndaj individëve që do të llogariten si më përgjegjës për sabotimin e Marrëveshjes, gjegjësisht aktivitetet e të cilëve nuk çojnë në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në vend, ose i shkelin interesat e shtetit./

Loading...