I lumtur dhe i dashuruar me futbollin, Sead Demiri, djaloshi që tani pritet të shkëlqejë në palestër. Topin e parë ai shqelmoi nën petkun e K.F. Skupit që më pas të veshë fanelën e klubit me shumë histori dhe traditë në vendin tonë F.C Shkupit.

Pos paraqitjeve në fushat e gjelbërta, Seadi ka qenë edhe përfaqësues dhe pjesë e ekipit të shkollës “Cvetan Dimov” në të cilën ai ka mësuar dhe me të cilën vitin e kaluar edhe ka arritur të marrë vendin e parë në nivel republikan duke fituar finalen kundër shkollës tjetër, “Zef Lush Marku”.

Pas paraqitjeve të mira në ekip dhe në shkollë, Seadi selektohet dhe ftohet në ekipin e Qytetit të Shkupit.
“U ftova nga Qyteti i Shkupit për të përfaqësuar atë në një turne në Gjermani (Nurnberg). Kemi zhvilluar shumë ndeshje mes tjerash kemi lozur edhe kundër shkollës së sportit BAYERN, ndeshje në të cilën, unë shënova gol po edhe asistova”, tha Demiri.

Demiri tregon se tani ai vazhdon stërvitjet në ekipin e F. C. SHKUPI futsall.

“Jamë shumë i lumtur për aritjet e mija ekipore por dhe individuale shpresoj se dhe vitet në vazhdim do i percjellim me sukses, do të bëj më të mirën nga vetja”, përfundoi Demiri./Lajm/M.I/

Loading...