Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski për sot e caktoi seancën për zgjedhje të ministrave dhe zëvendësministrave sipas marrëveshjes së takimit të fundit të liderëve në Klubin e deputetëve dhe marrëveshjen e Përzhinos.

Ashtu siç kumtoi Kabineti i tij, në rend të ditës të seancës janë Propozimi për zgjedhje të anëtarëve të Qeverisë dhe Propozimi për emërime të zëvendësministrave në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Me propozimin e dorëzuar nga Qeveria deri në Kuvend citohet se sipas marrëveshjes së 2 qershorit dhe 15 korrikut dhe ndryshimet e Ligjit për Qeverinë, për ministër të Punëve të Jashtme në propozimin e opozitës propozohet të zgjidhet Oliver Spasovski, ndërsa për Punë dhe Politikë Sociale, Frosina Tashevska Remenski. Zëvendësministrat gjithashtu nga radhët e opozitës do të jenë Aleksandar Kiracovski në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Lupço Nikollovski në Ministrinë e Bujqësisë dhe Kire Naumov në Ministrinë e Financave.

Pritet në seancën e sotme të plotësohet edhe vendi ministror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike pas dorëheqjes së mëparshme të Ivo Ivanovskit. Qeveria për këtë funksion e propozon zëvendësministren e deritanishme Marta Arsovska¬Tomovska.

Paraprakisht Kuvendi në korrniza të seancës duhet t’i konstatojë dorëheqjet e parashtruara nga ministrat aktualë të Punëve të Brendshme dhe të Punës dhe Politikës Sociale, Mitko Çavkov dhe Dime Spasov.

Kuvendi pardje e votoi pakon e ligjeve të cilat gjithashtu dolën nga Marrëveshja e 2 qershorit.

Loading...