Taulant Seferi nuk ndalet së shënuari gola. Futbollisti i përfaqësueses U21 të Shqipërisë ishte autor i një prej dy golave për skuadrën e tij Winterthur, në barazimin 2-2 që këta të fundit e arritën në fushën e Schaffhauesen, në kuadrin e javës së 12-të në Ligën e dytë të Zvicrës.

Seferi e nisi ndeshjen si titullar falë paraqitjeve të mira dhe vazhdimësisë së gjetjes së rrjetës në ndeshjet e fundit.

Ai sonte barazoi shifrat në 1-1, duke shënuar gol me kokë në minutën e 64-të.

Për lojën e bukur, talenti shqiptar mori duatrokitjet e publikut vendës, kurse tifozët e Winterthur gjatë gjithë ndeshjes kanë brohoritur emrin e Taulant Seferit.

Pas javës së 12-të, Winterthur së bashku me tre skuadra të tjera, si Servete, Laussanne-Sport dhe Wil kreysojnë kampionatin me nga 21 pikë, duke e bërë vazhdimin e sezonit shumë interesant.

Loading...