Skuadra e Winterthur ka shkatërruar Rapperswill Jona si mysafir me rezultat 4-0, në kuadrin e javës së tretë në Challenge league të Zvicrës.

Në këtë ndeshje ka shkëlqyer Taulant Seferi, i cili shënoi një gol në minutën e 83-t të takimit duke vulosur rezultatin e këtij takimi.

Kujtojmë se, Seferi në këtë sezon po luan në form huazimi nga YB.

Winterthur pas kësaj jave renditet në vendin e dytë me 6 pikë, kurse e para është Llozana me një pikë më shumë.

Loading...