Seferi tregoi ndeshje heroike kundër Spanjës, është “shpresa” për Kombëtaren e Panuccit

Taulant Seferi është padyshim “shpresa” për Kombëtaren e Panuçit. Sulmesi 21-vjeçar ka zhvilluar në “Selman Stërmasi” një ndeshje heroike ndaj Spanjës. Nga krahu i majtë i ngjan një tanku të vërtetë. Triblon mjaft mirë, i shpejtë, i fuqishëm dhe furnizon Vrionin vazhdimisht me topa. Loja individuale nuk është për të pasi Seferi nuk tregohet egoist në asnjë moment por ndihmon grupin.

Bushi nga e majta ka qenë i qetë. Seferi arrinte të mbyllte aksionet e spanjollëve edhe në mbrojtje duke u nisur së bashku me topit sërish drejt sulmit. Në disa raste çorienton 2-3 lojtarë të Spanjës duke entuziasmuar edhe tifozët në tribunë. Shqipëria mbrohet mirë, por loja në grup i jep akoma më tepër besim çdo lojtari për të bërë akoma më mirë.

Deri më tani Taulant Seferi nuk e ka shijuar ftesën e Panuçit. Ushtari besnik i ngjyrave kuq e zi nuk ka rënë asnjëherë në vëmendje por ka punuar gjithmonë me kokën ulur. Me paraqitjet e fundit mund të thuhet pa frikë se Seferi është gati. Është gati të marr më tepër përgjegjësi dhe të jap akoma më tepër kontribut. Kombëtarja e ka vuajtur mungesën e një sulmesi krahu kaq të fuqishëm sa Seferi. Ai mund të luaj në të majtë por edhe në të djathë, të paktën Bushi e ka testuar edhe në atë pozicion.

Në një intervistë dhënë për “Shqiperia.ch” përpara disa ditëve Seferi nuk e fshehu dot dëshirën për të qenë si Lorik Cana. Dëshira për të qenë lider në fushë dhe pika kyçe e Kombëtares. Kjo është pika më e fortë motivuese e cila po e dërgon Seferin drejt këtij misioni. Misionit për të qenë lider e për të ndier shpatullat e rënduara ndeshje pas ndeshje. Taulant Seferi është gati, për të qenë lider ndoshta jo por për në Kombëtaren e Panuçit po, padyshim./Shqipëria.ch/

Loading...