Pas dorëheqjes së numrit një të futbollit vendor, Ilço Gjorgjioski, posti i presidentit të FFM-së, ka mbetur vakant. Në bazë të nenit  93  të Statutit të  FFM-së të gjitha ingerencat në Federatë i merë zëvendëskryetari.  Kështu që  Muhamed Sejdini bëhet kuadri i parë shqiptar që do të drejtojë federatën më të pasur sportive në vend.  Për arsyet e anulimit të  Kuvendit  të jashtëzaknshëm të caktuar për 1 shtator, Muhamed Sejdini  për ART Channel, deklaroi:
“Nga katër kandidatët e paraqitur për kryetar të  FFM-së, tre nga ato nuk i përmbushën kushtet dhe  komisioni ygjedhor i hodhi poshtë ashtu si edhe  komisioni i shkallës së dytë, kështuqë vetëm njëri  kandidat i përmbushte  kushtet z.Sashko Tasev. Por ai me shkrim në arkivin e FFM-së e tërhoqi kandidarturën, kështuqë  mbetëm pa asnjë kandiodatë. Në momentin  që mbetëm paa  asnjë  kandidatë  është e pakuptimtë që të mbahet  ky Kuvend. Në momentin që mbetet pa asnjë  kandidat është e pakuptimt që të mbahet ky kuvend nëse rendi  ditës  dërgohet një muaj përpara”.

Para se të thirret Kuvendi i ri zgjedhor, në një kuvend tjetër do të bëhen ndryshime të disa pikave në Statutin e FFM-së. Ndryshimet në statut do të kontribuojnë që Statuti i FFM-së, të jetë shumë më demokratik se ky që është për momentin. Dmth pritet që punën e FFM-së, do ta bëjnë më transparente.
“Tu mundësohet kandidatëve që të hynë fillimisht si delegatë brenda në kuvend, po do të jetë e kuafizuar e jo të jetë ajo se mund tëndyshohen të gjithë delegatët. Do të ketë në të gjitha LFK kuvende që të mund  të bëjnë ndryshime. Pasi dihet që secili kandidat në  Kuvendin e FFM-së e ka mandatin 4 vjeçar”, tha ai.

Pyetjes se sa janë gjasat që Muhamed Sejdini të konkurron  për postin e kryetarit të FFM-së, ai theksoi.
“Do të konsulltohemi me bashkëpunëtorët e mi, nuk do të japi fjalën, por nëse ka ndonjë opcion pse jo”.

Ushtrusei i detyrës kryetar i FFM-së theksoi se ai dhe FFM-ja do të  përkrahin kandidaturën e Aleksandar Ceferin për tu rizgjedhur kryetar i  UEFA-s, këtë do ta bëjnë në mbledhjen e komitetit për urgjencë ku edhe zyrtarisht do të japin përkrahje atij.

Loading...