Sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Audun Helvorsen sot dhe nesër do të qëndrojë në Maqedoni me ftesë të sekretarit të MPJ-së së Maqedonisë, Viktor Dimovski, njofton Poralb.mk.

Siç kumtoi MPJ, në takim do të bisedohet për bashkëpunimin bilateral dhe avancimin e mëtutjeshëm të të gjitha fushave në interes të përbashkët, por edhe për hapat që sa më shpejt Maqedonia të integrohet në NATO dhe BE.

Gjatë vizitës në Maqedoni, Halvorsen nesër do të takohet me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Ashtu siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane, pas takimit, Osmani dhe Halvorsen do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim mes MPJ-së/Ambasadës Norvegjisë dhe Zyrës për Shërbime të projekteve të OKB-së.

Loading...