Sekretari shtetëror, kryetar partie? Pse jo?!…

Shtëpia botuese “Shkupi”, në konkursin e fundit për vitin 2017 për finansimin e veprimtarive botuese, aplikoi me 22 ndërsa u përkrah me vetëm 3 tituj. Me këtë rast, të indinjuar për vendimet e marra dhe rezultatet e arritura, ne nuk do t’i përsëritim vërejtjet tona, nga fakti se ato tanimë vite të tëra me radhë po hasin në vesh të shurdhër. Megjithëse SH.B. “Shkupi” me përvojën e vet 23 vjeçare dhe programin botues të arriturave letrare kombëtare dhe botërore, u dëmtua prap në favor të jobotuesve, botuesve klandestinë dhe njerëzve të afërt me struktura e njerez nga mahalla e vet, nga periferia jo vetem politike por edhe kulturore e shkencore, respektivisht nga kasabaja e Tetovës. Madje, as për atë se Ministria e Kulturës vazhdon të shkel mbi kriteret e veta, për përkrahje të veprave letrare, duke përkrahur aplikantë të cilët për shkak të mungesës së projekteve serioze, vlerave të munguara artistike e shkencore të tyre nuk do duhej të mirren në shqyrtim, le më edhe të finansohen me parat e taksapaguesve të këtij vendi. Sidoqoftë, ne do të presim të na dërgohen Vendimet për përkrahjen a mospërkrahjen e 22 projekteve tona, të vlerësuara e njohura botërisht për cilësinë e tyre dhe vlerat që përcjellin dhe mëpastaj Ankimimin tonë deri te shkalla e dytë do ta bëjmë transparente për opinionin, si’ç do të bëjmë transparente edhe përgjigjet paushale dhe të shablonizuara që kjo “shkallë e dytë” po i bënë në vazhdimësi ndër vite duke sjell vendime në bazë të rekomandimeve të Minsitrisë së Kulturës. Me këtë rast, me gjithë mundësinë tonë për të zbërthyer të gjitha marifetllëqet e këtij “Komisioni”, ne nuk do të apostrofojmë ndonjë vërejtje ndaj Sekretarit shtetëror dhe as ndaj Antarit shqiptar në Komisionin e botimeve. Përkundrazi, meqë partia e cila i ka deleguar ata në këto funksione, këtë vit duhet të mbaj Kongresin e partisë, propozoj avancimin e këtyre dy “kontribuesve” të kulturës shqiptare. Këtë e them, sepse partisë së tyre, reagimet tona për baltosjen e kulturës shqiptare, me përkahje të paktë për veprat e cilësisë së lartë dhe duke mbështetë antivlerat e diletantëve të kulturës shqiptare, nuk i ka bërë përshtypje. Nga kjo del se Sekretari dhe Komisioneri (dhe komisionerët e veprimtarive tjera) janë kontribuesit e kësaj nëpërkëmbëje të vlerave artistike, shkencore e me peshë kombëtare, ndërkaq ne jemi shkatërrimtarët permanent të tyre. Kontribuesit, gjithmonë kanë nevojë për shpërblim. Shpërblimi i vërtetë do të ishte që në Kongresin partiak, në frymën e “reformave”, Sekretari shtetëror të bëhet kryetar i partisë, ndërkaq antari i Komisionit botues le të pozicionohet Sekretar i përgjithshëm i parties dhe zëvendëskryeministër për çështje Tetovare. Kjo do të thotë që Kryetari dhe 4 nënkryetarët e tashëm të partisë së tyre, të jenë militantët partiak, që do t’i mbështetin, këta “avancues” kolosal të kulturës shqiptare në Minsitrinë e Kulturës. Për ShB “Shkupi”, Azam Dauti

Loading...