Sekuestrohen 1.5 ton drogë në Itali, vinte nga Shqipëria

Sekuestrohen 1,5 tonë drogë në Itali, vinte nga Shqipëria Një tjetër sasi e madhe droge që kishte kaluar përmes portit të Durrësit u sekuestrua nga Seksioni i Antidrogës në Itali. Bëhet fjalë për plot 1.5 tonë kanabis sativa, që dyshohet se kaluar përmes portit të Durrësit.

Ende nuk ka informacione se si është trafikuar droga drejt Italisë, ndërsa pritet që në orët në vazhdim të ketë më shumë të dhëna rreth këtij operacioni. Gjatë këtij viti autoritetet italiane kanë kapur sasi të mëdha droge që vinin nga Shqipëria. Jo më larg se dy ditë më parë, një kamion me 50 kilogramë kanabis u ndal në Portin e Vlorës./Shekulli/

Loading...