Maqedoni

Sela: Aleanca do t’i fitojë zgjedhjet prej Likove e deri në Strugë

sel

Nëse më 27 prill u munduan të na vrasin, ju lutem që më 15 tetor mos na vrisni për së dyti duke mos e votuar Arben Taravarin, ka porositur sonte nga tubimi qendror i Aleancës për Shqiptarët në sheshin e Gostivarit, lideri i saj Ziadin Sela.

Ai poashtu ka potencuar se Aleanca do t’i fitojë zgjedhjet prej Likove e deri në Strugë.

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për kryetar të komunës së Gostivarit, Arben Taravari para të pranishmëve kërkoi që më 15 tetor ta votojnë numrin 9.

“Të kërkoj votë për veten, është e pandershme, por ajo që kërkoi të votohet është lista e këshilltarëve, duke votuar numrin 9, me arsyen se skuadra, gjegjësisht lista e këshilltarëve janë njerëz të kompletuar intelektualisht dhe familjarisht”, ka deklaruar Taravari.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top