Lideri i ASH-së, Ziadin Sela sonte në emisionin 200 në Alsat-M ka deklaruar se BDI është fajtori kryesor që Fetah Alimi është në burg me qëllim që të goditem unë politikisht.

“Nëse ju kujtohet Feta Alimi u arrestua pikërisht në momentin kur u acaruan raportet mes BDI-së dhe ASH-së dhe kjo u bë me qëllim për të na goditur neve që të dalim nga qeveria dhe mos kemi në dorë asgjë për të bërë për Fetah Alimin.
Unë në dorë nuk kam asgjë, por e kam shtëpinë dhe atë e kam dhënë garancë se Fetah Alimi nuk do të ikë nga shteti, sepse ai pikërisht erdhi nga Zvicra për tu përballur me drejtësinë”-deklaroi Sela./F

Loading...