Për liderin e subjektit politik, Aleanca për Shqiptarët Ziadin Sela, veprimi i ministrit aktual të shëndetësisë, Arben Taravari që të marrë pushim vjetor gjatë fushatës zgjedhore si kandidat për kryetar komune në Gostivar, është një manipulim klasik.

Sipas Selës, pushimi vjetor për ministrat dhe deputetët është kolektiv dhe nuk mund të merret kur të dojë dikush.

“Pushimi i ministrave, deputetëve edhe gjithë, është pushim kolektiv. Dhe nuk mund të marre ai pushim vjetor. Është manipulim, manipulim klasik”, shprehet Sela në një debat në Tv21, njofton Ain-online.

Kujtojmë që Taravari kur shpalli kandidaturën për kreun e Gostivarit deklaoi që: “Dy javë gjatë fushatës zgjedhore, do të merrte pushim”, duke thënë se nuk do të jepte dorëheqje nga posti i ministrit para epilogut të zgjedhjeve lokale të 15 tetorit.

Loading...