Aktuale

Sela: Kushtetuta nuk e reflekton realitetin etnik

IMG_0229-480x270

Lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela dhe kryetarja e Asamblesë së Gruas së LR-PDSH-së Arta Toçi, me ftesë të ambasadorit të Italisë Carlo Romeo, dje zhvilluan takim në Ambasadën e Italisë. Temë diskutimi ishte situata aktuale politike, ku Sela e informoi Ambasadorin Romeo per zhvillimet e fundit politike për krijimin e Qeverisë së re të RM, njoftojnë nga LR-PDSH nëpërmes një kumtese.

“Sela e informoi edhe për deklaratën e përbashkët politike te subjekteve politike shqiptare qe e nënshkruan atë, për rolin e kësaj deklarate si dhe pranimin në tërësi te kësaj deklarate si parakusht për ti dhënë mbështetjen mandatarit të ardhshëm”, thuhet në kumtesën e LR-PDSH-së. Sela ka thënë se këto kërkesa nuk janë vetëm kërkesa të partive shqiptare politike, por kërkesa të natyrshme e gjithë të popullit shqiptar në Maqedoni, “të cilat janë si rezultat i një Kushtetute e cila nuk reflekton realitetin etnik, dhe kërkesat reale të shqiptarëve për të qenë të barabartë me maqedonasit në shtetin e tyre”, thuhet në kumtesën e partisë.

“Ziadin Sela, e informoi detajisht për përpjekjet të vazhdueshme e tij dhe te Aleancës për Shqiptarët, në shtet ndërtimin e ardhshëm të Maqedonisë së re, për t’i thyer antagonizmat ndëretnik , për të krijuar një shoqëri demokratike mbi parimin e barazisë së plotë mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Ligji i gjuhës shqipe, Prokuroria Speciale Publike, Buxheti, Decentralizimi, funksionimi i shtetit të së drejtës dhe integrimi i Maqedonisë në BE dhe NATO ishin tema që Ziadin Sela i trajtoi në takim me Ambasadorin Carlo Romeo. Po ashtu Sela e falënderoi për ftesën, dhe për kontributin e tij dhe shtetit të Italisë për mbështetjen qe sa më parë shteti të tejkaloje këtë ngërç politik, si dhe ju falënderua edhe për angazhimin e Italisë ne kuadër të BE-se që Maqedonia në integrohet sa më parë në BE”, thonë nga partia.

To Top