Home Lajme Sela: Platforma Shqiptare domosdoshmëri për formimin e Qeverise së re

Sela: Platforma Shqiptare domosdoshmëri për formimin e Qeverise së re

Kryetari i Lëvizjes për Reforma PDSH Ziadin Sela, njëherit edhe njëri nga Liderët e Aleancës për Shqiptarët sot zhvilloi takim me shefen e Misionit te OSBE në Shkup ambasadoren Nina Soumallainen.

“Lideri Ziadin Sela në takimin e informoi Ambasadoren e OSBE, për zhvillimet dhe aktualitet politike në vend, po ashtu edhe për rolin konstruktiv të Aleancës për Shqiptarët në gjithë këtë proces si dhe kontributin e tij për gjetjen e zgjidhjes me të favorshme në interes të formimit sa më të shpejtë të Qeverisë së re në Maqedoni. Lideri Sela e informoi ambasadoren e OSBE edhe për deklaratën e përbashkët të subjekteve politike shqiptare që e nënshkruan atë, si parakusht dhe domosdoshmëri për mbështetjen dhe formimin e qeverise së re nga te gjitha subjektet politike shqiptare. Ai më tej shpalosi dhe i arsyetoj edhe pikat kyçe të Deklaratës politike shqiptare duke nënvizuar dhe veçuar edhe sjelljen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, përkrahjen e parezerve si dhe vazhdimin e mandatit të punës së Prokurorisë speciale, implementimin dhe realizimin e të gjitha pikave te deklaratës së Komisionit të Pribesë për reformimin e plotë të sistemit të drejtësisë në Maqedoni, si dhe implementimin e të gjitha reformave që do ta përshpejtonin integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe antarësimin në NATO”, njoftojnë nga LR-PDSH.

Duke e informuar ambasadoren Nina Soumallainen, nga LR-PDSH kumtojnë se përcaktimi RM në strukturat e BE dhe NATO-s është prioritet dhe përcaktim politik i Aleancës për Shqiptarët, dhe njëkohësisht është pjesë kyçe edhe e Deklaratës së përbashkët e partive politike shqiptare që e mbështetën dhe e nënshkruan atë.

Loading...