Sela: Problemi nuk është deklarata e partive shqiptare por PSP-ja

Përderisa po vazhdon diskutimi në Kuvendin e Maqedonisë deputeti i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela u ka ofruar një propozim deputetëve të VMRO-së.

Sela  ka kërkuar nga ata që ta votojnë Ligjin për PSP-në dhe për një Gjykatë Speciale, e më pastaj të shkohet në zgjedhje të reja.

”Ndjej sikur jemi në fushatë parazgjedhore. Kishim mandat dhe atëherë ekzistonte Deklarata, por problemi ishte PSP-ja, e jo Deklarata. Dëshironi që t’i ikni përgjegjësisë”, ka shtuar Sela.

Loading...