Sa e sa herë kam hy në lojë vdekjeje,
me ty gjarpër,
edhe kur na kanë thënë se je i shtëpisë dhe mbrojtës i saj,
dhe të kam sjellë qumësht në strofullën e oborrit, të bunarit e arrës
por unë s’të kam besuar,
as kur na kanë mesuar,
se ti nuk sulmon i pari,
kur kam mund ta shuaj etjen dhe të pimë ujë bashkë.
Jo rrallë më ke goditur në sy,
edhe pse ti i verbër
më ke mbështjellë për qafe si bollë
dhe më ke kafshuar me dhëmbët helmues:
Edhe në gurë, edhe në lumë,
edhe në besë, edhe në fushë.
Ti nuk i zbulove gjurmët
edhe pse ishe me dy kokë edhe në gjumë
dhe loja me ty mbeti e pafund
Mos i zë besë gjarprit!?
E unë vazhdoj të luaj përsëri me ty, pa ditur se do fitoj ndonjëherë, Gjarpër!?

Selajdin Shabani

Loading...