“Selami” i dytë i Erdoganit për Ramush Haradinajn: Jazëk të qoftë kryeministër i Kosovës! (Video)

Erdogan e falenderoi publikisht presidentin kosovar Hashim Thaçi për bashkëpunimin duke paralajmëruar se të njëjtin bashkëpunim për arrestimin e mësuesve të tjerë do ta kenë me presidentin e Kosovës edhe në vijim. Erdogan ka kritikuar sërish kryeministrin osovar, Ramush Haradinaj.
“Jazëk të qoftë kryeministri i Republikës së Kosovës që shkarkove ministrin e Brendshëm dhe shefin e shërbimeve sekrete të Kosovës. Ndërkohë dua të falenderoj shumë presidentin e Kosovës, i cili ishte një bashkëpunëtor shumë i mirë. Po të duam ta rrëzojmë qeverinë dhe ke për ta pësuar me këtë që ke bërë. Në Kosovë do të bëjmë operacione të tjera të ngjashme me ndihmën e presidentit të Kosovës”, tha Erdogan.
Në këtë mënyrë, presidenti një shteti tjetër ndërhyn në mënyrë flagrante në punët e Kosovës duke kërcënuar se mund të rrëzojë apo ngrejë kryeministra dhe qeveri.
Pritet reagimi i Haradinajt, pasi ky është kërcënimi i dytë publik i Erdoganit ndaj tij, ndërkohë që ka përshëndetur Thaçin për ndihmën që i dha në rrëmbimin e mësuesve turq.

Loading...