Selman Jusufi zgjedhet aktori më i mirë në ‘European Independent Film Festival’

Janë ndarë çmimet e festivalit ECU The European Independent Film Festival, në të cilin aktori Selman Jusufi ka fituar çmimin ‘Aktori më i mirë’ për interpretimin në filmin “Eho” nga Dren Zherka.

Ky festival këtë vit ka shfaqur 73 filma nga 28 shtete e ndër ta edhe filmin ‘Eho’ të Dren Zherkës, film ky i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës i cili pati premierën ndërkombëtare në Montreal World Film Festival vitin e kaluar.

‘Eho’ flet për humbjen, vetminë, dhe për një lidhje të pashprehur që i bashkon dy prindërit në moshë, larg nga njëri-tjetri, përmes një aksidenti fatal, shkruan KultPlus.

Loading...