Selmani: Ali Ahmeti nisi fushatën kundër referendumit për emrin (FOTO)

Gazetari Naser Selmani, ka reaguar ashper pas deklarates qe beri sot kreu i BDI-se Ali Ahmeti, i cili tha se nuk ka forcë që mund të pengojë Marreveshjen per emrin me Greqine. Ja çfarë ka shkruar Selmani ne profilin e tij ne FB: “Ali Ahmeti nisi fushatën kundër referendumit për emrin. Paska thënë se nuk ka forcë që pengon jetësimin e Marrëveshjes me Greqinë.
Kjo deklaratë e papërgjegjshme mund të spraps maqedonët të mbështesin referendumin për emrin.
Me këtë Ahmeti injoron sugjerimin e një diplomarti të rëndësishëm në Shkup, i cili ka kërkuar nga BDI të mos japin deklarata të pakripura sepse ato mund të mobilizojnë edhe më shumë kundërshtarë e marrëveshjes në kampin maqedon.
E kuptoj pse Ali Ahmeti minon renferendumin. Ai është i vetëdishëm se nëse referendumi kalon, Maqedonia do të hyjë në NATO dhe nis bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Demokratizimi dhe europianizimi i Maqedonisë ua kufizon hapësirën manovruese politikanëve mashtrues të dalë nga kruzhoqet ideoliogjike marksiste leniniste në përpjkjet e tyre të mbijetojnë politikisht duke u shitur mjegull shqiptarëve”, mbyll postimin kreu i SHGM-se Naser Selmani.

Loading...