Mesfushori tetovar, Jasir Selmani ka vazhduar karrierën e tij në Danimarkë. Ish-futbollisti i Renovës dhe Shkëndijës ka pranuar ofertën e skuadrës danez Herlev (liga e dytë), me të cilët ka nënshkruar kontratë 6 mujore me opsion vazhdimi.

“Prej sot kam arritur marrëveshje me klubin danez, Herlev Fodbold për sezonin e ardhshëm. Inshallah le të jetë një fillim i ri, i mbarë për të dy palët. Faleminderit Mahi Hismani. Neë season, neë club!”, ka shkruar në fb e tij Selmani.
Transferimin e Selmanit në Herlev e ka realizuar Mahi Hismani, drejtor sportiv i klubit danez, i cili njihet si punëtor i madh i futbollit.

“Herlevi pasurohet edhe me një futbollist cilësor në radhët e veta, duke sjell ish-futbollistin e Shkëndijës, Jasir Selmani. Jasiri në Herlev do t’i bashkohet Nuri Mustafit”, ka shkruar në fb e tij drejtori i Herlevit, Mahi Hismani.

Jasir Selmani te Herlev do t’i bashkohet tetovarit tjetër Nuri Mustafi.

 

 

Loading...