Maqedoni
23/11/2015 15:35:32

Selmani: Kërcënohet mbyllja e shumë mediave për shkak të gjobave të mëdha

selmani

Ndryshimet e fundit sipas kryetarit të shoqatës së gazetarëve Naser Selmani janë sjellë në mënyrë jo transparente ndërsa mediat dhe gazetarët janë vënë në situatë kaotike.

‘’Dyfishimi i dënimeve do të rrisë edhe presionin ndaj mediave. Dënimet që janë paraparë janë joproporcionale dhe drejtohen tek gjitha mediat’’, thekson Selmani. Kjo sipas tij mund të sjellë edhe mbylljen e mediave. Gjithashtu ai theksoi se organizatat kundërshtojnë regullimin me ligj të portaleve dhe i bëjnë thirje negociatorit belg Vanhut që të përfshijë edhe gazetarët dhe mediat në bisedime me grupet e punës.

Këto organizata të gazetarëve theksojnë se derisa dënimet nuk rishikohen dhe mediat nuk përfshihen në bisedime atëherë është paralajmëruar edhe protest para klubit të deputetëve dhe do bëjnë thirje që mediat të bojkotojnë secilin vendim që do të del nga bisedimet dhe të mos raportojnë.

Negociatori belg Vanhut dje para fillimit të bisedimeve për cështjen e mediave theksoi se deri në fund të javës do të duhet që të regullohen edhe këto cështje në sferën e mediave. Dhe gjithë ligji në pako do të duhet të bëhet gati për në parlament diku nga e premtja e ardhëshme. Ai thekson se ndryshimet kadrovike nuk janë zgjidhje për situatën momentale dhe është i kënaqur për rrjedhën e bisedimeve e vecanërisht për regullatorin e mediave, këshillin e RTVM dhe të tjera.

To Top