Qeveria duhet t’i përmirësojë obligimet e saja për lirinë e mediave, transparenca është në nivel të lartë, por ende ka funksionarë të lartë të cilët bojkotojnë mediat dhe kësaj çështje duhet t’i jepet fund, tha kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani në konferencën e sotme me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Mediave, transmeton Portalb.mk.

“Mediat duhet të shërbejnë për mbrojtje dhe zbatim të vlerave demokratike dhe lirinë e shoqërisë. Nuk ka mënyrë më të mirë për rregullimin e pushtetit. Ato më mirë mund ta ndërprerjen tiraninë e një pushteti”, tha Selmani.

Kryetari i SHGM-së theksoi se vitet e fundit është zbardhur fenomeni i censurës dhe sulmet ndaj punonjësve të mediave, që paraqet përpjekje për t’i heshtur ato.

Loading...