Edhe pse pritet të jetë vetëm një ndeshje futbolli, pasi media angleze nuk i kanë dhënë shumë publicitet ndeshjes Liverpool-Crvena Zvezda, sa ato serbe, të cilat me ditë të tëra shkruajtën se presin ndonjë provokim nga ylli shqiptar i të “kuqve”, Xherdan Shaqiri.

Milosh Degenek, futbollisti i kampionëve të Serbisë, në një deklaratë për mediat serbe, kishte ofenduar Shaqirin, duke e quajtur njeri pa vlera dhe duke e akuzuar si provokator.

“Është punë e tij. Nëse dëshiron të provokojë le të provokojë, menjëherë do të tregonte se cfarë njeriu është dhe sa vlenë. Por, ai nuk vlen si njeri aspak, pasi dëshiron të provokojë në adresë të një shteti. Edhe shumë më keq se ai as vet nuk dinë nga është”, ka thënë mes tjerash Degenek, i cili është me origjinë nga Knini i Kroacisë.

Degenek nuk ka qartësuar se çfarë provokimi pret nga Shaqiri, nëse kanë frikë se ai mund t’ju shënoj gol dhe se do të festonte me shqiponjë?.

Nëse lojtarët serb mendjen e kanë vetëm te Shaqiri, atëherë I pret një debakël sikur në ndeshjen kundër PSG-së në Paris (6-1).

Megjithatë, fillimisht mbetet të shihet nëse ylli shqiptar do të jetë në formacion e Liverpoolit për këtë ndeshje, e pastaj të presim se si do të festojë golin, kuptohet nëse e shënon.

Liverpooli dhe Crvena Zvezda e Beogradit do të përballen sonte (e mërkurë, ora 21:00) në stadiumin Anfield, në kuadrin e javës së tretë të grupt “C”.

 

Loading...