Serbët i ka fiksuar shqiponja, tani kapen me lojtarin e Arabisë

Arabia Saudite mundi Egjiptin me rezultat 2-1 ekipin e Egjiptit. Ajo që tërhoqi vëmendjen në momentin e golit të dytë të Arabisë Saudite, ishte mënyra e festimit të lojtarit që shënoi golin e fitores, Salem Aldavsari.

Lojtari festoi si dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri dhe ky detaj sigurisht që nuk mund ti shpëtoj serbëve.

“Alo.rs” e ka publikuar këtë gjest të futbollistit të Arabisë Saudite, duke u shprehur konfuze se cili ishte qëllimi i veprimit të këtij lojtari, që kishte formuar shqiponjën me duart e tij, duke rikthyer në kujtesë Shqipërinë në Botërorin e Rusisë.

Loading...