Serbët të tmerruar nga Shaqiri: Armiku numër një vjen në “Marakana”

Gjatë ditës së djeshme është hedhur shorti për ligën e Kampioneve. E në një grup me Liverpoolin e Xherdan Shaqirit, do të jetë edhe ekipi serb, Crvena Zvezda.

Por, menjëherë pas hedhjes së shortit, kanë reaguar mediat serbe, që si duket ende janë të tmerruar nga Xherdan Shaqiri.

Gazeta “Kurir” lajmin e ka publikuar me titullin “Armiku numër një vjen në Marakana”, duke aluduar në yllin shqiptar, Xherdan Shaqirin.

“Tifozët e Serbisë i mbajnë mend mirë provokimet e tij para dhe pas Kupës së Botës”, shkruan gazeta serbe.

Loading...