Pas vrasjes së liderit serb të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq, në rrjetet sociale në Serbi kanë “shpërthyer”, komente prej më të ndryshmëve nga qytetarët serb duke fajësuar Qeverinë Serbe për vrasjen e tij, të cilët nuk kanë hezituar të shkruajnë se vrasësi i Ivanoviq, është një serb.

“Sigurisht që Oliver Ivanoviq e kanë vrarë të njëjtit “terrorista shqiptar”, që i patën kryer vrasjen në kafenenë Panda në Pejë në vitin 1999”, shkruan njëri prej komentuesve serb në Twitter.

“Faleminderit z.Vuçiq dhe kriminelëve të tij në Kosovë. Nënat jua…”, ishte një fyerje nga një komentues drejtuar Presidentit Serb Aleksandër Vuciq, shkruan Indeksonline.

“Ja ke vizatuar nishanin në shpinë, Aleksandër Vuçiq”, shkruan Rampe një komentues serb.

“Në ora 13 vrasësi i Oliver Ivanoviq do të mbajë konferencë për media”, është një koment tjetër drejtuar Presidentit serb Vuçiq, i cili pritet të mbajë një konferencë për media.

“Vrasësi është ai i cili i pari ofron ndihmën për të zbuluar vrasësin”, shkruan ky qytetar serb duke aluduar në reagimin e Presidentit Vuçiq.

 

 

Loading...