Këtë muaj Franca kremton 100 vjetorin e armëpushimit të ‘Luftës së Madhe’.

Në këtë festë marrin pjesë shtete nga e gjithë bota, një ndër to është edhe Kosova.

Franca ka vendosur flamujt e shteteve të ndryshme pranë katedrales së ‘Notre Damit’ ndërkohë Beogradi zyrtar po e shqyrton pjesëmarrjen për shkak të vendosjes së flamurit kosovar.

Gazeta serbe ‘Novosti’ thekson se vendosja e flamurit kosovar në mesin e shteteve të njohura botërore është klasifikim skandaloz, edhe pse pozicioni francez ndaj Kosovës dihet që nga viti 2008.

Në këtë ngjarje janë të ftuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Tani për tani nuk dihet për veprimet e autoriteteve franceze se si do të sillen në ceremoni kur është fjala për veçoritë zyrtare, thekson gazeta.

Sipas ‘Novostit’, flamuri i Kosovës mund të jetë një problem i pakalueshëm për vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

Loading...