Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin ka deklaruar se në takim me kolegun rus Sergej Shojgu ka filluar bisedimet për furnizim me pajisje të re armatimi nga Rusia – katër helikopterë transportues Mi-17 dhe katër helikopterë lufte Mi-35, ka kumtuar Ministria serbe e Mbrojtjes.
“Po e vazhdojmë bashkëpunimin ushtarako-teknik me pajisje të reja dhe modernizim të avionëve të luftës Mig 29, pastaj tankeve T-72 dhe të automjeteve luftarake të këmbësorisë si dhe të disa llojeve të armatimit kundërajror. Serbia e armatosur është Serbi paqësore dhe garantuese e paqes në Ballkan”, ka thënë Vulin i cili sot ka filluar një vizitë në Rusi, njofton al jazeera.

Ai ka shtuar se Serbia derisa të udhëhiqet nga Vuçiq kurrë nuk do të vërë sanksione kundër Rusisë

Vulin ka përsëritur se Serbia falëndero n Rusinë për qasjen që e ka ndaj Kosovës dhe për “përkrahjen e integritetit territorial të saj si dhe për përkrahjen në të gjitha çështjet e rëndësishme”.

Loading...