Kosova është e vendosur që ta themelojë ushtrinë dhe të mos jetë gjithmonë në presion prej ushtrisë serbe. Formimi i ushtrisë do të forcojë pozitat e Kosovës përballë shtetit serb dhe i hap rrugë anëtarësimit në NATO.

Pavarësisht kundërshtimeve nga Lista Serbe, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) është zotuar se të hënën, përkatësisht më 30 prill 2018, do ta dërgojë në Qeverinë e Kosovës Draftligjin për Ushtrinë e Kosovës.

“MFSK-ja është duke kryer aktivitetet dhe obligimet e veta sipas planit legjislativ të Qeverisë. Aktualisht jemi në pritje të deklaratës financiare për koston buxhetore nga Ministria e Financave, si dhe pëlqimin nga Ministria e Integrimeve Evropiane në mënyrë që draftligjet të jenë të harmonizuara me legjislacionin e BE-së”, ka thënë Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në MFSK.

Ndërkaq nga ana tjetër Serbia po kërcënon pjestarët e komunitetit serb në Kosovë që të mos bëhen pjesë e ushtrisë. Marko Gjuriq është shprehur se ata serbë që marrin pjesë rrezikojnë të dënohen me 10 vite burg nga Serbia.

E megjithatë vlen të theksohet se pjesë e FSK-së janë edhe serbë të komunitetit në Kosovë./albeu.com/

Loading...