Shqiptarët në Luginën e Preshevës vazhdojnë të diskriminohen nga shteti serb edhe 15 vjet pas përfundimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Qeveria e Serbisë përmes diskriminimit dhe dhunës sistematike po mundohet t’ua bëjë të pamundur jetesën në tri komunat e banuara me shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Prandaj analistët politikë në Prishtinë vlerësojnë se Shqipëria dhe Kosova duhet të angazhohen më seriozisht për të mbrojtur interesat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Njohësi i rrethanave politike në Luginën e Preshevës, Blerim Burjani, ka thënë se shteti serb po përdor forma të ndryshme për t’ia pamundësuar një jetë normale shqiptarëve në Luginë dhe rrjedhimisht për t’i larguar ata.

“Edhe pas 15 vjetësh Lugina mbetet ende hapësirë jo e qëndrueshme politike, sociale, ekonomike dhe arsimore. Mosrespektim i të drejtave civile dhe politike nga shteti serb, gjendja ekonomike mjaft e rëndë, mungesa e investimeve, pastaj papunësia e madhe janë format që përdor Serbia për ta shtyrë popullatën të largohet nga Lugina”, është shprehur Burjani. /Zeri

Loading...