Skuadra e FC Shkupi, të shtunën, (ora 13: 00) në Çair e pret Vardarin, rivalin më të madh në kampionat. Para këtij takimi shumë të rëndësishëm ka folur Sergio. Ai ka thënë se nuk është me rëndësi se kush shënon, por Shkupi të fitojë tre pikë.

“Kjo ndeshje është e rëndësie të madhe për ne, ku duhet të jemi të fokusuar për 90 minuta të plota. E dimë të gjithë që jemi në një situatë të palakmueshme, por jemi duke punuar shumë çdo ditë, për të bërë mirë e më mirë dhe të ndryshojmë këtë situatë që është në skuadrën tonë. Shpresoj që me ndihmën e Zotit, të fitojmë ndeshjen dhe më në fund të fillojmë të lëmë pas nesh këtë krizë që e ka kapluar ekipin. Nuk do të jetë e rëndësishme kush dotë shënojë apo me sa gola do të përfundojë ndeshja, e rëndësishme është vetëm të fitojmë dhe të marrim tri pikë”, ka thënë Sergio.

Për të shtunën Shkupi do të jetë pa të lënduarit, Basilio Ndong dhe Blazhe Ilijoski.

Loading...