Sërish përgjaken rrugët, humb jetën mërgimtari shqiptar nga Maqedonia

H.R. 45 vjeçar nga fshati Veleshtë i Strugës, i cili ka jetuar në Gjermani, ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur dje në rrugën Ohër-Kërçovë. Sipas policisë, “Mercedesi” i tij është përplasur me një veturë “Opel Astra”. Në këtë aksident lëndime kanë marrë edhe pesë persona tjerë, mes të cilëve edhe dy fëmijë në moshë 8 dhe 14 vjeçare, shkruan Gazeta Lajm.
Siç thonë nga policia, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 19 e 55 minuta. “Opel Astra” me targa të Kërçovës është drejtuar nga kërçovari 32 vjeçar me iniciale A.K.
“Në këtë aksident, H.R. ka marrë lëndime të rënda dhe me veturë të Ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër, ku ka ndërruar jetë në ora 23 e 40 minuta”, njoftoi policia, e cila ka kryer hetime në vendin e ngjarjes. Të lënduarit tjerë janë ashtë rrezikut për jetë.

Loading...