Gjyla Çeliku
“E shkundët Maqedoninë”, “Ushtri e madhe profesoreshë”, “Rinia shpresa e jonë”, “Studentët ndryshmi i perspektivës së Maqedonisë”, “Doja t’ju përshëndes zonjë, por ju nuk më njohët dhe as më shikuat, ose s’donit të më përshëndetni?!”, disa nga mesazhet që i mora në mesazhet e mia private, këtu në facebook. Ne sot protestuam, protestuam për padrejtësinë, protestuam për Almirin e vogël, protestuam për t’pafajshmit, por protestuam i madh e i vogël. Unë u organizova pak më mirë kësaj radhe, i informova disa nga studentet e mi dhe ish studentët e mi por pa i imponuar sepse nuk e detyroj as djalin tim, disa më shkruan vetë, disa u arsyetuan sepse në orar pune, por me zemër aty kanë qenë… Caktova vendtakimin, pa e bërë shumë të madhe, por me strategji. U mblodhëm të gjithë aty, u emocionova fort sepse kisha ish studentë që kishin kryer perpara 4 vitesh, përpara 6 vitesh dhe m’kishte marre malli(si nëna për fëmijën), tamam ushtri e madhe. Filloi marshi nëpër Bit Pazar, një ndjenjë e papërshkruar, i madh e i vogël na shikonte, vajza e djem donin drejtësi në shtetin e tyre autokton. I porosita dhe vazhdoja t’i porosis gjatë gjithë rrugës që të kenë kujdes, sepse i kisha përgjegjësi, secili ishte një Almir, secili ishte një e re dhe i ri, secili ishte një fëmijë i dikujt që ma kishin besuar mua, edhe pse shumica familjen e kishin aty, përsëri qëndruan me mua. Nuk ishte shumë ftohtë, por disa filluan të kenë ftohtë, kurse mua djersët më shkonin krua nga ndjenja e frikës t’mos ndodhë dicka. Me momente ju vinte një vrull, sepse edhe mua më vinte, por përsëri kontrolloheshin, sepse e çmojnë kontributin tim. Gjysmën e pritëm te Sheshi i Skenderbeut, u bashkuam dhe mbërritëm në vendngjarje. U emocionuam, u përlotëm nga familja e Almirit, nga nëna e Almirit, dhe për moment m’dridhej shpirti t’mos i ndodh e njejta ndonjërit nga fëmijët që kisha. Në protestë takova ndjekësit e shkrimeve të mia, u përshëndeta dhe shpërndamë shumë reflektim pozitiv, sepse jemi në një vijë. Juve që nuk ju kam përshëndetur, ju kërkoj falje publike, isha e koncentruar 100% te studentët dhe isha shumë e stresuar t’mos ndodhte diçka. Përgjegjësi e madhe. I lutesha Zotit, “Zot i plotfuqishëm më ndihmo edhe kësaj radhe”, dhe vazhdoja të jem shumë e guximshme, s’doja të më hetojnë studentët. Protesta ishte madhështore. Të gjithë u përlotën dhe si qenie të pashpresa kërkonin të drejtat natyrale. Përfundoi protesta, i ftova të gjithë për çaj n’Çarshi(sepse s’i kisha parë moti), shumica vazhduan sepse në punë, pakica vazhduam për çaj. I uroj që u përmbajtën, më drejohen dy djem “Profesoreshë fal teje shpëtuan pa u rrahur disa nga deputetët e pranishëm, më shumë mllefi më ngjallej nga ata se sa nga policia speciale, duhet të ta dijnë për nderë”. I falenderova studentët dhe u mendova e thash me vete”Ndaj politikanët u ikin takimeve me popullin, sepse nuk e kanë vendin aty, pasi aty s’janë vec militantët e tyre”. Unë sot i pashë që rrinin me njëri tjetrin, mundoheshin të duken, por s’jua varte kush, bilem paskan ngjallur neveri dhe mllef në popull. S’është më interesant t’jesh politikan, por t’jesh njeri me qëllime të pastërta. Protesta dëshmoi, tash duhet të dëshmojë sistemi.

Loading...