Figurë publike, poet që vallëzon me fjalët, një reprezentim i elegancës krijuese poetike kumanovare, njeri i kualiteteve, kualitetet i ka të gjitha. Përmes imagjinatës së librave të tij, ai na transporton horizonteve të ndryshëm duke shpalosur botëkuptimet e tij që ka ndaj jetës, krijimtarisë, historisë, por edhe shumë temave tjera. Admirues i shkrimtarëve të njohur botërorë, ky personalitet, rrezatues i kulturës, praktikon shkrimin në mënyrë brilante.

Është krijuesi letrar, shkrimtari kumanovar Sevdail Demiri, i lindur më 20.01.1980 në Kumanovë. Filloren dhe gjimnazin i kreu në qytetin e tij, studioi gjuhë dhe letërsi shqipe në Shkup, magjistraturën (Histori e diplomacisë) dhe doktoraturën (Histori e shtypit), i kreu në Universitetin e Shkupit “Shën Kirili dhe Metodi”.

Pasioni i Sevdailit është degëzues, përveç shkrimit gazetaria zë një vend të rëndësishëm në itinerarin profesional të tij. Fillimi i vitit 1997 e gjenë me gazetari, si gazetar dhe redaktor në disa media të vendit, fillimisht në RTV “Zëri i Kumanovës”, më pas te Tv “Festa”-Kumanovë, ku nën ombrellën profesionale të pronarit dhe gazetarit rë njohur shqiptar Nexhat Aqifi, Sevdaili u profesionalizua dhe mori një dimenzion të rëndësishëm në gazetari, në TvM2-Shkup, pastaj Tv “Alsat-M”-Shkup, gazeta “Fakti”-Shkup, dhe gjithnjë duke u ekspozuar si investigator i pasionuar i gazetarisë.

-Nga viti 2012 është punëtor shkencor në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, si doktor i shkencave historike.

-Nga 2016 e deri më 2018, ligjëroi në Fakultetin Media dhe Komunikim të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) në Prishtinë.

-Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, me mandat të dytë, që nga 2012.

-Autor i shumë librave autoriale nga sfera e letërsisë, publicistikës e historisë, dhe pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore.

Sevdail Demiri është autor i librave:
1. “Duke pritur mëngjesin”– (poezi), “Jehona e Karadakut”, Kumanovë, 2002;
2. “Flakadani rezistencës karadakiane” – (monografi historike), “Jehona e Karadakut”, Kumanovë, 2006;
3. “Thumbi i fjalës” – (publicistikë), “Jehona e Karadakut”, Kumanovë, 2008;
4. “Kufiri i horrave” – (poezi), “Jehona e Karadakut”, Kumanovë, 2013.
5. “Vilajeti i Manastirit dhe LKSH në vitet 1911-1912” – dokumente bullgare, bashkëautorësi me Skender Asanin, “Fondacioni Dauti”, Shkup, 2015;
6. “Shtypi shqiptar në Maqedoni (1945-1991), aspekti kulturor-arsimor”, (studim), Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Shkup, 2015.
7. “Nëpër telat e kohës”, (publicistikë), “Jehona e Karadakut”, Kumanovë, 2016,;
8. “Variacione historike”, (studime historike), SHHSHM, Shkup, 2017;
9. “Shqiptarët në rrjetën diplomatike të Republikës së Maqedonisë (1991-2011)”, (studim), Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Shkup, 2018.

Bashkëautor i librave:

1. “Qëndresa shqiptare në Karadakun e Kumanovës gjatë LBD-së”, Kumanovë, 2005,
2. “Kumanova për Flamur, NDSH – UÇK”, Kumanovë, 2008 dhe 2009 (ribotim).

Respekte

Kujdes! Teksti ynë i kopjuar dhe publikuar pa përmbajtur burimin e tij, që është “Kumanova Maqedonia Ndryshe” përbën shkelje e të drejtave autoriale dhe si i tillë do të denoncohet. Keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta shpërndani në formën e vet.

Loading...