Intervistoi: Mensur Krasniqi

Ajo ka zgjedhur që jetën ta jetojë duke u mësuar të vegjëlve Kur’an. Fati i saj ka qenë i tillë që e ka lënë me aftësi të kufizuara, por kjo nuk e ka bërë ndihet e dëshpëruar për asnjë çast në jetë. Prej besimit ka mundur bukurfort t’i gjejë kuptimin jetës, e pse jo, ta jetoj lumturisht atë. Dhe “formulën”  nuk ka aspak dëshirë ta mbajë sekrete, por ta ndajë më gjithkënd, e sidomos me ata që gëzojnë shëndet të plotë. Kjo pra është Sevdie Musliu nga Shkupi….

ff (1)

Si është të jesh mësuese? Dhe si është t’ju mësosh fëmijëve Kur’anin?

Së pari ju falënderoj për këtë takim të këndshëm dhe për këtë bisedë të ëmbël. Të jesh mësuese, sidomos në këtë moshë dhe me këto aftësi të kufizuara, për mua paraqet një sfidë e këndshme në jetë; më duket se kjo ma mbush shpirtin dhe çdo ditë e përjetoj ndryshe nga e kaluara. Fëmijët që i kam e që me gëzim vijnë për ta mësuar Kur’anin, më bëjnë edhe më të lumtur. Vetëm kur i shoh se si vijnë një nga një gjithandej nga lagjet ku jetojnë, disi ndihem e lumtur. Sidomos kur keni parasysh se atyre u’a mësoj fjalën e Allahut, Kur’anin.

A ishte kjo ëndrra e fëmijërisë suaj?

Gjendja ime u përkeqësua qysh në vegjëli, puthuajse shërimin që e kërkova ishte paksa i vështirë; por me kalimin e kohës në jetë pata shumë qëllime, dhe më vete thashë: pse të mos marr qëllim jete mësimin e Kur’anit? Vetë ta mësoj por edhe të tjerëve t’jua mësoj. Dhe tani vazhdoj me mësimin e tij për të gjitha moshat.

Si erdhe deri tek të qënit mësuese Kur’ani?  

Siç ju thashë, lagja ku jetoj është e mbushur përplot me fëmijë dhe sikur i dhashë vetes detyrë duke menduar rreth tyre, pse të mos filloj t’ua mësojë leximin e Kuranit. Kështu, deri më tani tek unë kanë kaluar shumë nxënës të grupmoshave të ndryshme, jo vetëm fëmijë.

Gjithsesi, njeriu në çdo kohë ka ëndrra. Tani, në këtë moshë dhe stad jetë që jeni, cila është ëndrra juaj?

Nuk dua të jem pesimiste, jetën e shoh me sy të bukurisë dhe optimizmit. Ndonjëherë mendoj se jeta ime do të ishte më ndryshe sikur të kisha më shumë kushte më të volitshme, por ja që duhet të pajtohem edhe me atë që kam dhe ku jam. Ëndrra ime në jetë tani për tani është të vazhdoj në këtë mënyrë siç jam tani, e rrethuar me fëmijë, edhe pse ndonjëherë më mungon shëtitja nëpër vende të ndryshme, pse jo takime me mësuese që merren me këtë punë.

Jeni sprovuar me diçka nga shëndeti juaj. Cila është ajo “formulë” që jua ka ofruar paqe në raportin tuaj me këtë fat?

Po. Sprovë që po mundohem ta kaloj sa më mirë dhe me durim të jashtëzakonshëm. Kam parasysh se njerëzit si unë duhet ta dinë se jemi në linjë të pandërprerë me Allahun; se drita e Tij është në shtëpitë ku jetojnë njerëz si ne; se ata që na ndihmojnë dhe mbikëqyrin kanë xhenetin  në shtëpinë e tyre. Kjo është edhe formula e jetës sime: të kem raport të këndshëm me Krijuesin.

Në pozicionin tuaj, gjithmonë gjendet diçka që do dëshironit t’jua thonit njerëzve, atyre që gëzojnë shëndet të plotë. Cila është ajo?

Sikur të shëtisja nëpër rrugë e t’i takoja njerëzit që gëzojnë shëndet të plotë, e t’u them kujtoni Allahun; dhe falënderojeni Atë për shëndetin që keni; mos e harroni Allahun, edhe pse mua më shihni kështu; dijeni se mua Allahu më ka lënë që t’jua përkujtoj Atë në çastet kur ju nuk e kujtoni. Por më duhet të them diçka që shumë njerëz nuk e dinë, thënie e imam Gazaliut: “M’u në gjërat që ju duken të papërsosura (pra me të meta), dijeni se aty fshihet përsosmëria (e plota)!”

T’i khehemi pak mësimdhënies tuaj. Sa vjet keni që e ushtroni profesionin e mësueses së Kur’anit dhe sa hafëze keni nxjerrë?          

Puna ime tani po i bënë plot 23 vjet. Tani për tani kam 63 talebe që i mësoj; në mesin e tyre ka edhe gra të moshave të ndryshme. Gati çdo dy vjet nxjerr nga një gjeneratë të nxënësve që bëjnë hatme tek unë. Unë nuk jam e profesionalizuar për hafize, por nxënëset e mia i përgatis që ta vazhdojnë shkollën e hafizllëkut tek mësueset e tjera që janë enkas për këtë punë.

Cila është e para gjë që u thoni të vegjëlve kur nisni t’u mësonin Kur’anin?

Punën e parë që e nisi me nxënësit që e fillojnë mësimin është rëndësia e asaj që do ta mësojnë, duke i këshilluar se fjalët e Allahut duhet të jenë udhërrëfim në jetë; se gjithmonë duhet të sillen siç thotë Kur’ani: të jenë të mëshirshëm dhe shembullor në çdo fushë të jetës.

Ju vetë kur e keni mësuar dhe për sa kohë?

Unë pothuajse çdo ditë jam me Kur’anin; ai është i pandarë nga unë. Ajetet e Kur’anit edhe natën më dalin para syve dhe nuk më është dashur shumë e kohë ta përfundojë atë. /tesheshi.com/

fff

 

Loading...