Sport

Shabani në emër të të gjithë lojtarëve: Do të japim maksimumin dhe shpresojmë në tre pikë

17759826_1480650275279903_1008063130374849875_n

Mesfushori i FC Shkupi, Bunjamin Shabani me padurim e pret ndeshjen kundër Akademija Pandev.

Ai thotë se janë të përgatitur maksimalisht për vazhdimin e kampionatit dhe shpreson në tre pikë të plota.

“Duke filluar nga përgatitjet që zhvilluam në Antali dhe me zhvillimin e ndeshjeve kontrolluese treguam se jemi maksimalisht të përgatitur dhe shpresoj që në ndeshjen e parë sezonale ndaj Akademija Pandev të fitojmë tri pikë, pasi të gjithë jemi të përgatitur maksimalisht”, deklaroi Shabani, një prej lojtarëve më me përvoje te skuadra cairase.

“Mendoj edhe lojtarët e rinj të cilët janë afruar gjatë afatit kalimtar do të japin maksimumin e tyre, ata janë pritur mjaft mirë nga të gjithë dhe besoj që së bashku të arrijmë synimet që ka klubi këtë sezon”, ka theksuar Shabani, i pyetur për prurjet e reja.

Ndeshjen Shkupi-Akademija Pandev, e cila do të luhet në kuadrin e javës së 19-të në LPFM, do të zhvillohet të mërkurën (ora 14:00) në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari të Shkupit.

Ku takim do të drejtohet nga arbitri shkupjan, Dejan Jakimovski./lajm

Ndeshjet, java e 19-të
E mërkurë, ora 14:00

Shkëndija-Vardar
Rabotnicki-Renova
Shkupi-A. Pandev
Sileks-Skopje

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top