Shans i ri për marrëveshje: Liderët sërish do të takohen sonte në mesnatë

Burime diplomatike thanë se palët janë pajtuar që të vazhdojnë negociatat sonte në orët e vona, të cilët duhet të marrin pjesë 4 liderët e 4 partive më të mëdha në vend. Ata duhet të gjejnë një zgjidhje për dallimet e tyre që janë pjesë e marrëveshjes në Përzhino.

Për sonte në mesnatë në Klubin e Deputetëve është planifikuar takimi i liderëve që do të jenë krerët e katër partive më të mëdha në vend, mësohet nga disa burime diplomatike në vend. Udhëheqësit e partive duhet të gjejnë një zgjidhje për dallimet që ata kanë përsa i përket çështjeve të marrëveshjes në Përzhino. Pritet për konfirmim nga palët për takim sontëm.

Sipas paralajmërimeve, pritet të vijë lideri i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski, i cili është për vizitë në Spanjë në Kongresin e të djathës evropiane. Nga 21:30 Gruevski në sallën për operën dhe baletin e Maqedonisë do të mbajë një fjalim për akademinë solemne me rastin e 23 tetorit, Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, dhe më pas pritet të mbërrijë në Klubin e Deputetëve.

Në takimin e sontëm në mesnatë do të marrin pjesë edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, lideri i PDSH-së Menduh Thaçi dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Takimi i ri i liderëve është një shans për daljen  e Maqedonisë nga ‘qorsokaku’, pas përpjekjeve të dështuara për të arritur një marrëveshje të negociatave maratonë nga fillimi i kësaj jave që u mbajtën në rezidencën e BE-së në Përzhino.

Loading...