Shapuriq: Anëtarësimi në NATO dhe BE do të thotë progres për Maqedoninë

Ministri përgjegjës për rregullimin e përmirësimit të klimës së investimeve për kompanitë vendase Zoran Shapuriq mbajti sot një takim pune me Jasna Gabriç anëtare të Këshillit të rajoneve të BE-së dhe përfaqësuese e komitetit të përbashkët konsultativ të Këshillit të Rajoneve për Republikën e Maqedonisë dhe Johanna Lindblom, zv. sekretare e përgjithshme përgjegjëse për Marrëdhëniet Institucionale në Këshillin e Rajoneve të BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri Shapuriq i informoi mysafirët për aktivitetet e tij për mbështetjen e ndërmarrjeve vendore dhe theksoi se rritja e BPV-së në tremujorin e dytë prej 3.1 përqind tregon se ekonomia e Maqedonisë po rritet vazhdimisht dhe se kompanitë vendase dhe të huaja si rezultat i aktivitetit ekonomik të Qeverisë dhe procesit të stabilizuar politik inkurajohen të investojnë në vend. Ministri vuri në dukje se ai pret që kjo përqindje të vazhdojë të rritet pas një referendumi të suksesshëm më 30 shtator.

Ministri i njoftoi bashkëbiseduesit me situatën politike në Maqedoni dhe rëndësinë e referendumit të ardhshëm për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë. Ai theksoi se ai pret që qytetarët të njohin mundësinë historike përpara tyre dhe të presin përmirësim të ndjeshëm të klimës së biznesit me hyrjen në NATO dhe hapjen e negociatave të pranimit me BE.

Në takim Gabriq dhe Lindblom dhanë mbështetje të plotë për aspiratat e Maqedonisë që të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s.

Loading...