Futbollisti nga Kosova, reprezentuesi i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, anëtar i Liverpoolit, është i lumtur për fitoren e skuadrës së tij me rezultat 4:0 kundër Cërvena Zvezdës, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit C të Champions League.

“Nuk deshi të japë deklarata për mediat serbe, por ai foli për mediat britanike”, ka shkruar mes tjera “Kurir” nga Serbia.

 

Me një fjalë, Shaqiri injoron mediat serbe. Shaqiri edhe një herë tregoi qëndrimin e tij të një futbollistit profesionist dhe në anën tjetër injoroi mediat serbe, për faktin se nuk flet për mediat që vazhdimisht bëjnë propagandë.

Përveç pyetjeve që lidhen me ndeshjen, përfaqësuesit e shtypit britanik gjithashtu ishin të interesuar nëse Shaqiri do të kishte frikë nga pritja në Beograd.
“Unë nuk kam frikë, kam parë disa artikuj mbi këtë temë. Nuk më intereson se çfarë po thonë njerëzit. Unë shkoj atje për të luajtur futboll dhe nuk ka të bëjë fare me politikë”, tha Shaqiri.

Loading...